Si funksionon
Shumë pikë, shumë përfitime të personalizuara. Një program besnikërie dhe shpërblimi.
Karta haPPy është Programi më inovativ i Besnikërisë i krijuar për t’ju shpërblyer për besnikërinë ndaj markave të tij. Programi është i bazuar në blerjet e anëtarëve dhe kombinon markat më të mira në Shqipëri nën një skemë të vetme. Tashmë në program marrin pjesë gjashtë kompani lider në fushën e tyre, si dhe një sërë markash të tjera të mirënjohura. Si një klient besnik, ju shpërbleheni duke përfituar ulje, kupona dhe oferta speciale që ju diferencojnë ju si një klient haPPy.
Pse duhet të bëheni anëtar?
- Ju do të shpërbleheni me pikë për çdo blerje tek partnerët haPPy.
- Për 5.000 pikë ju do të përfitoni 10 kupona me vlerën total 4000 Lekë, 5% zbritje në Neptun & 10% në My Optika, për t'i shpenzuar tek partnerët: Spar, Jumbo, Neptun, Fashion Group Albania, Max Optika, My Optika, Foodini & Perfect Fashion.
- Për 10.000 pikë ju do të përfitoni 8 kupona me vlerën total 11.500 Lekë dhe 10% zbritje në My Optika, për t'i shpenzuar tek partnerët: Spar, Jumbo, Neptun, Fashion Group Albania, Max Optika, My Optika, Foodini & Perfect Fashion.
- Ju keni mundësinë që përmes menusë Oferta, të konvertoni pikët në kupona 1+1, % ulje ose ulje në vlerë monetare për blerje në partnerët tanë.
- Ju do të informoheni për kompanitë pjesëmarrëse dhe ofertat e personalizuara për anëtarët haPPy (koleksione të reja, ulje etj.)
- Nepërmjet aplikacionit haPPy ju mund të kontrolloni ofertat, pikët, kuponat, partnerët, si dhe të përditësoni të dhënat personale në çdo kohë apo të përdorni kartën haPPy në mënyrë digjitale.


