TERMAT & KUSHTET
1. Programi i Besnikerise
Këto Termat dhe Kushtet (në vijim “Termat”) rregullojnë pjesëmarrjen dhe përdorimin e Programit të Besnikërisë (“Programi”) të ofruar nga Happy shpk me seli të regjistruar në Rruga Reshit Collaku, pallati i Shallvareve, zona kadastrale 8380, Numër pasurie 7/135+6 – 84, volumi 9 faqe 16, Tiranë, Shqipëri., me numër regjistrimi të shoqërisë M02219018E, email: loyalty@happy.al.
Programi i besnikërisë Happy është krijuar për të përmbushur dhe shpërblyer klientët besnikë të kompanive të cilat aplikojnë këtë program besnikërie gjatë veprimtarisë bazuar në blerjet e tyre dhe ofertat speciale për anëtarët. Përdorimi i Programit nënkupton pranimin dhe pajtimin me këto Termat.
Anëtarët e skemës së besnikërisë do të gëzojnë përfitime unike si:
- Pikët që mbledhin nga secila blerje në dyqanet e kompanive pjesëmarrëse (fizike/online);
- Oferta të personalizuara që ndihmojnë anëtarët të fitojnë më shumë pikë bazuar në blerjet ose karakteristikave individuale (performanca);
- Pikë ekstra (ditëlindje, regjistrim i ri, promocion etj.).
Për realizimin dhe zbatimin e këtij Programi, nevojitet grumbullimi i të dhënave personale të Klientëve, të cilët japin pëlqimin e tyre në momentin e deklarimit. Shoqëria Happy shpk në zbatim të Programit të Besnikërisë Happy mirëmban dhe përpunon të dhënat e anëtarëve në mënyrë konfidenciale,respekton privatësinë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme teknike dhe organizative.
2. Përkufizime
Programi: Shërbimi i besnikërisë që ofron Kompania, përmes të cilit përdoruesit fitojnë dhe përdorin pikë besnikërie.
Piket e Besnikërisë: Pikët e përfituara nga konsumatorët për transaksionet e tyre, të cilat mund të përdoren për përfitime të ndryshme.
Përdoruesi: Personi që regjistrohet dhe merr pjesë në Program.
Llogaria: Llogaria personale e Përdoruesit në platformën e Kompanisë.
Kupona: Një dokument elektronik me vlerë monetare, që përdoruesi mund ta përdorë për të përfituar zbritje ose përfitime financiare brenda Programit Happy. Vlera e kuponit zbritet nga shuma totale e blerjes, dhe përdorimi i tij është i kufizuar sipas kushteve dhe periudhës së vlefshmërisë së përcaktuar nga Programi Happy.
3. Termat dhe kushtet e përgjithshme
- Çdo kartë anëtare është dhe mbetet pronë e programit të besnikërisë Happy dhe nuk mund të përdoret për asnjë motiv tjetër jashtë programit të besnikërisë.
- Karta e anëtarësimit është tërësisht personale dhe nuk mund të transferohet.
- Karta e anëtarësisë nuk është kartë krediti ose debiti. Anëtari, në pikëpamjen tij, nuk mund të bëjë transaksione parash, përveçse të gëzojë privilegje të përcaktuara më parë nga programi.
- Kompania rezervon të drejtën të modifikojë në mënyrë të njëanshme sistemin e shpërblimit. Në këtë rast kompania duhet të njoftojë të gjithë anëtarët përmes njoftimit në faqen e internetit www.happy.al.
- Karta e anëtarësisë dhe privilegjet e përfituara janë të vlefshme vetëm në Republikën e Shqipërisë dhe rrjetin e kompanive pjesëmarrëse në territorin shqiptar. Në rast se do të ketë perditësime kompania duhet të njoftojë të gjithë anëtarët përmes njoftimit në faqen e internetit www.happy.al.
- Happy shpk ka te drejtën të monitorojë se si Klienti i përdor Shërbimet dhe ruan të drejtën të refuzojë të ekzekutojë ndonjë Shërbim në rast se zbulohet ndonjë informacion që është në shkelje të këtyre termave.
- Nëse Klienti dyshon se llogaria e tij/saj e autentifikimit mund të jetë aksesuar në mënyrë të paautorizuar nga një person i tretë, ose llogaria e tij/saj është përdorur pa pëlqimin ose dijeninë e tij/saj, atëherë Klienti është i detyruar, pa vonesa të panevojshme, sapo të marrë dijeni për një situatë të tillë të njoftojë Shërbimin e Klientit dhe, në mënyrë të pavarur nëpërmjet Aplikacionin Happy ose, nëse nuk është e mundur, atëherë me ndihmën e Shërbimit të Klientit, të ndryshoj te dhenat e komprometuar të Autentifikimit dhe/ose bllokojë ose mbyllë Llogarinë.
- Njoftimi i Privatesise dhe Termat dhe kushtet e Programit do te jene te disponueshme ne Aplikacionin Happy ne çdo kohe, perveç nese parashikohet ndryshe aty.
3.1 Ndryshime në kushte
Happy shpk rezervon të drejtën të ndryshojë ose modifikojë këto Kushte Përdorimi ose çdo politikë, FAQ, ofertë, promovim, përfitim apo udhëzim që lidhet me programin Happy tërësisht ose pjesërisht, në çdo kohë dhe sipas gjykimit të saj. Çdo ndryshim ose modifikim hyn në fuqi menjëherë dhe mund të publikohet në www.happy.al , prandaj ju rekomandojmë të kontrolloni herë pas here. Ju hiqni dorë nga çdo e drejtë që mund të keni për të marrë një njoftim të veçantë për këto ndryshime apo modifikime, dhe vazhdimi i aksesit ose pjesëmarrjes suaj në programin Happy pas çdo ndryshimi apo modifikimi konfirmon pranimin tuaj. Nëse nuk pajtoheni me këto Kushte Përdorimi, duhet të ndaloni së aksesuari dhe së marrë pjesë në programin Happy.
4 Regjistrimi në program/Anëtarësia
Përdoruesit duhet të jenë të moshës minimale 16 vjeç dhe regjistrimi kërkon plotësimin e të dhënave personale të sakta dhe të vërteta. Happy rezervon të drejtën të refuzojë ose të anuloj regjistrimin në rast të dyshimeve për mashtrim ose shkelje të këtyre Termave.
Procesi i anëtarësimit në programin e besnikërisë Happy, mund të realizohet në dy forma:
4.1 Në dyqanet fizike
- Anëtari i ri mund të vizitojë çdo dyqan, të kompanive pjesëmarrëse për tu bërë pjesë e skemës.
- Për t'u anëtarësuar në program, çdo anëtar i ri duhet të disponojë një numër telefoni celular.
- Anëtari i komunikon shërbimit të kasës kodin e tij të verifikimit që i komunikohet me SMS në numrin e tij të kontaktit, duke dhënë pëlqimin e tij për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale.
- Pas konfirmimit të kodit të verifikimit, anëtari i ri plotëson formularin e aplikimit nepermjet linkut që i dërgohet me nje SMS të dytë.
4.1 Duke shkarkuar aplikacionin Happy ose duke vizituar faqen zyrtare të Programit të Besnikërisë www.happy.al
- Çdo anëtar i ri do të ketë kartë elektronike, të cilën mund t'a perdorë nëpërmjet numrit të kontaktit ose aplikacionit Happy.
- Anëtari i ri duhet të krijojë profilin e tij individual me telefonin e tij /saj celular.
- Më pas do të marrë një kod verifikimi dhe do të vazhdojë me vendosjen e informacionit personal.
- Për të përfunduar regjistrimin si anëtar i ri, përdoruesi duhet të pranojë termat dhe kushtet, të cilat përfshijnë edhe dhënien e pëlqimit për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale të vendosura.
Kur regjistroheni në sistem, krijohet një profil për klientin. Profili është personal dhe vetëm pronari i tij, pra klienti, ka të drejtë ta përdorë atë.
Klienti duhet të ketë vetëm një profil. Nëse klienti ka dhënë të dhëna të pasakta, ai duhet t'i korrigjojë ato, dhe nëse klienti ka krijuar disa llogari për shkak të të dhënave të pasakta, klienti duhet të njoftojë kompaninë Happy shpk për këtë, në mënyrë që llogaritë e krijuara të bashkohen në një. Klienti që nuk përmbush kërkesat e kësaj klauzole mund të bllokohet nga Happy.
5 Fitimi i Pikëve
Shpërblimet që janë të disponueshme përmes programit Happy bazohen në numrin e pikeve që fitoni. Pikët fitohen për çdo transaksion të vlefshëm sipas normës së përcaktuar nga Happy në varësi të partnerit strategjik:
- Për çdo 100 Lekë të shpenzuar ne Neptun përfitoni 2.5 pikë.
- Për cdo 100 lekë të shpenzuar ne SPAR, Jumbo, Fashion Group Albania, Max Optika, My Optika, Perfect Fashion, Foodini, përfitoni 5 pikë.
- Vlera e transaksionit duhet te jetë mbi 100 lekë që të konvertohet në pike shpërblyese.
Fitimi i pikëve është i vlefshëm vetëm për transaksionet e kryera përmes kanaleve të autorizuara të Kompanisë.
Ju mund të fitoni pike ne programin Happy në mënyrat e mëposhtme:
5.1 Mbledhja e Pikëve përmes Partnerëve të Programit
Klientët mund të fitojnë pike përmes blerjeve të kryera me Kartën Happy në partnerët tanë strategjike të biznesit. Happy dhe partnerët e saj rezervojnë të drejtën të shqyrtojnë dhe hetojnë çdo aktivitet me Karten Happy, si dhe të pezullojnë llogari ose të heqin pike dhe çdo përfitim tjetër promocional për shkak të dyshimeve për keqpërdorim, shkelje të kushteve ose mashtrim.
5.2 Oferta Promocionale
Herë pas here, Happy, ose partneret tane te Programit, mund t’ju ofrojmë mundësi për të fituar “Pike Bonus” shtesë përmes promovimeve të veçanta. Këto Pike Bonus do të jepen sipas përshkrimit në ofertën promocionale përkatëse dhe do t’i nënshtrohen çdo kushti shtesë të përcaktuar në atë ofertë. Promocionet mund të ndryshojnë dhe mund të modifikohen, pezullohen ose përfundojnë në çdo kohë pa njoftim. Ofertat janë të pavlefshme nëse ndalohen nga ligji.
5.3 Pike Bonus
Si anëtar i Programit Happy, ju mund të keni të drejtë për përfitimet shtesë të mëposhtme:
- Bonus regjstrimi: Në momentin qe do beheni anetar i programit Happy ju do të perfitoni 50 pike bonus
nese aktvizimin e llogarise e kryeni ne dyqan fizik ose 80 pike bonus nese aktvizimin e llogarise do te kryeni nepermjet aplikacionit ose faqes se internetit www.happy.al. Keto pike do te shtohen automatikisht në llogarinë tuaj.
- Shpërblimi i Ditëlindjes: Në ditëlindjen tuaj (siç është e shënuar në llogarinë tuaj Happy), do të perfitoni 50 pike shtese te cilat do te shtohen automatikisht në llogarinë tuaj.
- Refero mikun tend dhe Fito: Inkurajo mikun tuaj te perfitoj nga avantazhet e Programit Happy duke ndare me ta kodin tuja te references. Pasi miqte tuaj behen anetar te Happy nepermjet kodit tuaj te references dhe kryejne transaksionin e tyre te pare me Karten Happy, ju te dy do te perfitoni automatikisht 200 pike secili ne llogarite tuaja te Happy.
- Surpriza Happy: Mund te provosh fatin tend cdo dite duke rrotulluar Surprizen Happy dhe mund te perfitosh pike shtese ne llogarine tende apo kupona per perdorim tek partneret Happy.
- Hapat e mia: Me arritjen e targetit 50,000 hapa ne muaj perfito 100 pike extra te cilat do te shtohen automatikisht në llogarinë tuaj. Per te perfituar nga ky benefit, duhet te japesh akses lidhjes se aplikacionit Happy me aplikacionin e kalkulimit te hapave ne varesi te sistemit operativ qe keni ne perdorim.
- Pyetesor ne APP: Ploteso anketinin/pyetesor te ndryshem qe publikohen ne Aplikacion dhe perfito 100 pike shtese te cilat do te shtohen automatikisht në llogarinë tuaj.
6 Perdorimi i Pikeve për Shpërblime
- Piket mund të përdoren vetëm për përfitimet e përcaktuara në platformë. Programi Happy ofron shpërblime të ndryshme bazuar në nivele të ndryshme të perdorimit të Pikeve. Shpërblimet dhe nivelet e Pikeve për perdorim mund të ndryshojnë sipas kompanive pjesmarrese.
- Nëse një anëtar i Happy kryen blerje ne nje fature me te larte se vlera e kuponit, anetari duhet te paguar diferencen e vleres se fatures me vleren e kuponit.
- Kuponi nuk mund te perdoret ne nje fature me te ulet se vlera e tij.
- Ne secilin nivel shperblimi, perfitohet nje grup kuponesh i shperndare sipas kompanive pjesemarrese ne program dhe perdorimi I tij eshte I detyrueshem sipas kompanise qe I perket.
- Nuk mund të shlyeni disa kupona brenda një porosie të vetme, pra kushti eshte nje kupon per nje fature.
- Kuponat nuk mund të transferohendhe nuk mund të zëvendësohen me para në dorë.
- Kuponat kane vlefshmeri perdorimi 60 dite nga momenti I aktivizimit.
7 Kthimet e Pikeve
Në lidhje me mënyrën se si Happy trajton kthimet e pikeve, bilanci juaj i pikeve mund të ndikohet nga rastet si më poshtë:
- Nëse anuloni një blerje, Happy do të zbresë piket që keni fituar nga ajo blerje, çka mund të rezultojë në një bilanc negativ të pikëve në llogarinë tuaj.
- Nëse ktheni produkte të blera dhe gjithashtu në blerjen e ketij produkti eshte perdorur dhe kupon i perfituar nga Programi Happy, ky kupton do ti kthehet mbrapsht klientit se bashku me piket e perfituar per kete fature.
8 Skadimi i Pikeve
Sikursepiket shtohen automatikisht në llogarinë tuaj nepermjet nje prej menyrave qe programi ofron, atoskadojnë pas nje (1) vit nga data e perfitimit, ne rast se brenda ketij afati nuk konvertohen ne nje nivel shperblimi te programit. Për shembull, nëse fitoni pike më 15 dhjetor 2025, ato do të skadojnë më 15 dhjetor 2026. Piket më të hershme brenda afatit 1 vjecar dotë përdoren të parët gjatë konvertimit ne nivel shperblimi. Ju mund të shihni dhe ndiqni bilancin tuaj të pikeve dhe Shpërblimet e disponueshme, si edhe benefite shtesë për të cilat i keni perfituar si anëtar i Happy L, në www.happy.al ose duke përdorur Aplikacionin Mobile.
9 Anullimi dhe Ndryshimet në Program
- Happy rezervon të drejtën të ndryshojë, pezulloj, ose anulloj Programin ose pjesë të tij në çdo kohë, duke njoftuar Përdoruesit përmes kanaleve të komunikimit të përcaktuara. Anëtari nuk do të ketë asnjë pretendim kundër shoqërisë nëse ai ka dhënë paraprakisht miratimin për çdo ndryshim të kushteve.
- Përdoruesi mund të anulloj pjesëmarrjen në Program në çdo kohë duke kontaktuar shërbimin ndaj klientit ose nepermjet aplikacionit Happy.
- Në rast shkeljesh të Termave, Happy mund të pezulloj aksesin në Program dhe të anulloj pikët e fituara pa paralajmërim.
- Happy ka të drejtë të modifikojë në mënyrë të njëanshme ndonjë nga kushtet e kësaj marrëveshje, duke përfshirë mënyrën e llogaritjes së pikëve dhe sasisë së shpërblimeve. Çdo modifikim i tillë do t’u komunikohet anëtarëve të programit me çdo mjet të duhur në detajet e kontaktit që ai/ajo ka deklaruar në këtë kërkesë ose duke postuar informacionin ne faqen së internetit www.happy.al dhe/ose Aplikacion.
- Pa njoftim paraprak Happy ka të drejtën të pezullojë pjesëmarrjen tuaj në Programin Happy, nëse Happy vendos në mënyrë të njeaneshme nese vlereson se përdorimi i llogarisë suaj në Happy është i paautorizuar, mashtrues, i padrejtë ose i paligjshëm.
- Happy gjithashtu mund, sipas zgjedhjes së saj, të pezullojë, anullojë ose bashkojë llogari të Happy që duket se janë të dyfishta.
- Në rast të pezullimit/mbylljes të pjesëmarrjes suaj në Happy, të gjithë piket e fituar në llogarinë tuaj humbasin vlefshmërinë.
10 Përgjegjësitë dhe Komunikimi
Happy nuk garanton vazhdimësinë e pafundme të Programit dhe nuk mban përgjegjësi për humbjen e pikëve pë r arsye teknike, gabime apo abuzime. Përdoruesi është përgjegjës për ruajtjen e sigurisë së llogarisë së tij dhe pë r çdo përdorim që bëhet nga ajo. Happy mund të dërgojë komunikime per qellime te programit ose partnereve te saj, përmes email-it, SMS, ose kanale të tjera elektronike për njoftime, oferta dhe ndryshime të Programit.
Anetaret e Programit mund të kërkojë ndërprerjen e komunikimeve promocionale në çdo kohë.
11 Informacion shtese
Nuk ka tarifa pjesëmarrjeje ose anëtarësimi për Programin Happy. Piket që fitohen në kuadër të Happy janë promocionale, nuk kanë vlerë monetare dhe nuk mund të zëvendësohen me para. Gjithashtu, përdorimi i Kuponeve Happy nuk mund të kombinohet me oferta ose zbritje të tjera nga partneret, përveç në rast se Happy ose partneret e saj kane shprehur ndryshe. Happy gjithashtu ka te drejtën të “çaktvizoj dhe per rrjedhoje dhe fshirjen e te dhenave personale te llogarise Happy, kur kjo llogari nuk është përdorur asnjëherë për më shumë se pesë (5) vjet radhazi. Mungesa e aktivitetit do të thotë se gjatë periudhës prej pese (5) vitesh nuk janë fituar pike. Nga ky moment karta nuk mund të jetë me aktive dhe klienti mund të riaplikoje për një kartë të re.
12 Mbrojtja e të Dhënave Personale
Happy shpk rezervon të drejtën të përpunojë të dhënat personale, pas marrjes së aprovimit nga Klientët, në mënyrë që të përmirësojë menaxhimin e klientëve të saj dhe të promovojë produktet. Kompania mbledh direkt nga anëtari në momentin e regjistrimit të dhënat e mëposhtme: Emër, Mbiemër , Gjinia, Adresa, Qyteti, Tel, Email, Data e lindjes. Vetëm anëtarët e moshës 16 vjeç e lart duhet të jenë në gjendje të behen pjesë e Programit dhe privilegjeve të tij. Nëse konstatohet ndonjë e dhënë personale e mbledhur nga një person nën moshën 16 vjeç pa një pajtim të verifikueshëm prindëror, këto të dhëna do të fshihen sa më shpejt që të jetë e mundur. Qëllimet për të cilat ne përpunojmë të dhënat e anëtarit janë si më poshtë:
- Përfitimi dhe shlyerja e pikëve që anëtari ka mbledhur.
- Lajmërime me email, SMS, Viber dhe / ose thirrje telefonike në lidhje me lajmet tona, produktet e reja dhe ofertat e përgjithshme.
- Dërgimi i ofertave speciale të personalizuara që janë ekskluzivisht për anëtarin si privilegje shtesë të mbajtësve të kartave në përputhje me preferencat e tyre.
Politika e Privatesise per Perpunim e te Dhenave Personale është pjesë përbërëse e këtyre Kushteve të Përdorimit dhe gjithashtu rregullon pjesëmarrjen tuaj në programin Happy. Ju lutemi lexoni me kujdes Politika e Privatesise per Perpunim e te Dhenave Personale për të kuptuar se si Happy mbledh, përdor dhe ndan informacionin tuaj, si i përditëson ose ndryshon të dhënat tuaja personale dhe si komunikojmë me ju tek: https://happy.al/sq/privacy-policy
13 Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve
Çdo mosmarrëveshje që mund të lindë nga këto Terma do të synohet të zgjidhet fillimisht nëpërmjet dialogut ndërmjet palëve. Në rast se zgjidhja nuk arrihet në këtë mënyrë, mosmarrëveshja do të trajtohet në përputhje me ligjet në fuqi të Republikës së Shqipërisë dhe do t’i nënshtrohet juridiksionit të gjykatave kompetente në territorin shqiptar
14 Dispozita të Përgjithshme
Nëse ndonjë dispozitë e këtyre Termave gjendet e pavlefshme apo e papërfillshme, kjo nuk do të ndikojë në vlefshmërinë e dispozitave të tjera. Këto Termat përbëjnë marrëveshjen e plotë ndërmjet Programit Happy dhe Përdoruesit për Programin e Besnikërisë.

